Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, ja çiftet gjysmëfinaliste
Në ambientet e stadiumin “Air Albania” u hodh shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Nga tërheqja e goglave u formuan dy çiftet gjysmëfinaliste Kukësi-Teuta dhe Bylis-Tirana.
Sipas kalendarit, takimet e para do të zhvillohen në datën 2 korrik, kurse ato të kthimit do të luhen më 15 korrik.
Kujtojmë që finalja e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 2 gusht, shtyrje e cila ka ardhur si rezultat i anulimit të ndeshjeve për shkak të Covid 19.
